Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka fituar në gjysmëfinale, për të arritur në finalen e madhe në Grand Slamin që po mbahet në Jerusalem.
Pas tri fitoreve radhazi, xhudistja jonë ka fituar edhe gjysmëfinalen e madhe në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Laura ka arritur të mposht medalisten e bronztë botërore, izraeliten Gili Sharir, për të kaluar në finale.
Me këtë fitore, xhudistja e Kosovës ka siguruar medaljen tashmë, por do të synoj të artën në kategorinë e saj në një ndeshje ndaj Andriquelis Barrios të Venezuelës ose Miku Takaichi të Japonisë.
Ndryshe, Fazliu në raundin e parë mposhti me waza-ari në kohën shtesë francezen Manon Dekter, më rundin e dytë sllovenen Andreja Leski, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj polakes Angelika Szymanska.
Ndryshe, dje (e martë), Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta. /Telegrafi/