Site icon Telegrafi

Laura Fazliu i siguron medalje Kosovës, shkon në finale të Mastersit

Laura Fazliu ka siguruar medaljen në Mastersin e xhudos në Budapest.

Xhudistja kosovare do të paraqitet në finale të kategorisë deri 63 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Laura Fazliu e eliminoi japonezen Megumi Horikawa. Ajo ishte kampione e botës vitin e kaluar.

Në finale xhudistja kosovare përballet me japonezen tjetër, Miku Takaichi.

Exit mobile version