Site icon Telegrafi

Laura Fazliu shton edhe një medalje bronzi

(Foto: Facebook/KOK)

Dy medalje brenda pak ditësh dhe të dyja në nivel kontinental për xhudisten Laura Fazliu.

Pas medaljes së argjendtë të fituar javën e kaluar në Kampionatin Evropian U-21, këtë herë sportistja jonë fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Pas tri fitoreve, dhe një humbjeje në gjysmëfinale të kategorisë -63 kg, ajo kërkoi të bronztën përballë sllovenes, Zarja Tavcar.

Fazliu në luftën për të bronztën mposhti sllovenen dhe në përgjithësi shënoi katër fitore e një humbje.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq (-48 kg) dhe Flaka Loxha (-57 kg) u ndalën në raundin e dytë.

Exit mobile version