Çmimi “Shpresa e Vitit 2019” në konkurrencën e femrave shkon për xhudisten Laura Fazliu.
Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.
Laura Fazliu fitoi çmimin “Shpresa e Vitit” në konkurrencën e femrave.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në kampionatin botëror të junioreve për të mbajtur në Marrakech të Marokut.
Ajo mori edhe pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Fazliu gjithashtu fitoi edhe medaljen e bronztë në kampionatin evropian të Vantaas së Finlandës. /Telegrafi/