Xhudistet kosovare kanë vazhduar me suksese kulmore, ku kësaj radhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në kategorinë deri 63 kilogramë.
Medaljen e bronztë u arriti në mënyrë impresive, pasi xhudistja jonë mposhti me Ippon portugezen Barbara Timo.
Laura Fazliu ka pësuar në gjysmëfinale nga sllovenja Andrea Leshki, ku përmes repesazhit luftoi për të bronztën.
Në çerekfinale ajo mposhti legjendën franceze Clarise Agbegnenou në kohën shtesë.
Kjo ishte prej fitoreve më të mëdha të Laurës, pasi Agbegnenou është prej xhudisteve më të mira në histori.
Laura Fazliu në luftën e parë fitoi përballë ukrainases Yuliia Hrebenozhko me Ippon. /Telegrafi/