Laura Fazliu ka arritur të mposhtë xhudisten serbe Anja Obradoqiv në kategorinë e 63 kilogramëve.
Xhudistja jonë në asnjë moment nuk e ka lejuar kundërshtaren që të ketë përparësi në këtë dyluftim, duke fituar me Ippon.
Fazliu me një mjeshtri fantastike arriti që të fitojë përballjen në mënyrë të pastër, për të kaluar në rrethin tjetër të Grand Slamit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë – dita dytë.
Kjo përballje ishte në kuadër të mbledhjes së pikëve, për të fituar normën Olimpikë.
Në sfidën e radhës, Laura Fazliu do të takohet me vendasen hungareze, Szofi Ozbas. /Telegrafi/
Great Ippon💪 by Laura Fazliu🇽🇰 against Serbian Anja Obradovic at the first round of the Judo Grand Slam Budapest 2020. #BravoLaura#RoadToTokyo2020 #JudoHungary @KosovaJudo pic.twitter.com/7mYdNZHTWE
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) October 24, 2020