Telegrafi

Laura Fazliu nuk arrin të fitojë medaljen e bronztë

Laura Fazliu nuk ja ka dalë që të triumfojë në luftën e saj për medaljen e bronztë në Tarragona 2018.

Pikërisht në Tarragona të Spanjës po zhvillohen Lojërat Mesdhetare, ku ekipi i Kosovës po përfaqësohe denjësisht nga xhudistët.

Në luftën e saj për medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura u mund nga Busra Katipoglu.

Katipoglu e fitoi garën me anë të Ippon.

Xhudistët shqiptarë nga Kosova arritën tri medlaje në këto lojëra, ku të suksesshëm ishin Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, që të tri këta xhudistë morën tri medalje të arta. /Telegrafi/