Ka përfunduar gara për xhudisten tonë, Laura Fazliu në Grand Prix “Almada 2023” që po zhvillohet në Portugali.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kështu duke u kualifikuar menjëherë në raundin e dytë, raporton KosovaPress.
Aty, Fazliu u ndal nga xhudistja spanjolle, Sarai Padilla Guerrero.
Përveç Fazliut, Kosovën në Grand Prix “Almada 2023” po e përfaqësojnë edhe Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena.