Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Salmit të xhudon që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja jonë në çerekfinale ka eliminuar kampionen e Evropës, Gemma Howell nga Britania e Madhe.
Ishte një luftë e ashpër në kategorinë deri në 63 kilogramë, por që Laura arriti që me sukses ta mposht atë me një kapje efikase.
Fazliu fillimi e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.
Është hera e dytë që Laura triumfon ndaj britanikes Howell dhe tani është në rrugë të mbarë t’i sigurojë Kosovës medalje. /Telegrafi/