Laura Fazliu mbetet pa medalje në kampionatin evropian që mbahet në Hungari.
Pavarësisht përpjekjeve deri në fund Laura Fazliu u mposht në luftën për medaljen e bronztë.
Xhudistja pësoi humbje nga sllovenia, Zarja Tavcar, në sekondat e fundit në kategorinë deri 63 kilogram.
Fazliu tregoi se është e ardhmja e xhudos kosovare. /Telegrafi/