Xhudistja Laura Fazliu ka fituar titullin e kampiones evropiane në Sarajevë, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 63 kilogramë në Kampionatin Evropian U23 në xhudo.
Në një finale shumë të fortë dhe interesante, Laura arriti të mposhti gjermanen Annabelle Winzig.
Laura prej fillimit kërkoi hedhjen. Por ishte gjermania që realizoi pikë e para, por megjithatë Laura nuk u ndal dhe barazoi rezultatin.
Pak sekonda para fundit, Laura realizoi hedhje të bukur për Ippon.
Është medalja e parë e artë e Laura Fazliut në gara me nivel. Evropiani U23 llogaritet si ngjarje për seniorët e rinj, ndërsa në të marrin pjesë xhudistët më me perspektivë në kontinent.
Laura në raundin e dytë e kaloi lituanen Aida Vasiliauskaite me Ippon. Më pas e mposhti italianen Flavia Favorini, po ashtu me hedhje për Ippon. Në gjysmëfinale e kaloi hungarezen Brigitta Varga të cilën e mposhti me wazzari.
Xhudistja 22-vjeçare në fund të prillit fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin për seniorë. /Telegrafi/