Telegrafi

Laura Fazliu humbet në çerekfinale, tani kërkon medaljen në repesazh të Kampionatit Botëror

Xhudistja Laura Fazliu është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Doha të Katarit, por garat do t’i vazhdoj në repesazh.

Pas tri fitoreve, radhazi xhudistja jonë është ndalur në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë.

22-vjeçarja është mposhtur nga sllovenia, Andreja Leski, e cila ishte një kundërshtare e njohur e Fazliut.

Fazliu në këtë përballje fillimisht pranoi një ‘waza-ari’, pastaj u mbërthye me ippon nga Leski.

Megjithatë, këtu nuk përfundon gara për xhudisten tonë, pasi do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Në repesazh, Fazliu fillimisht duhet ta mposht xhudisten nga Hungaria, Szofi Ozbas. /Telegrafi/