Site icon Telegrafi

Laura Fazliu humb në gjysmëfinale, por kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit

Xhudisti jonë, Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për seniorë që po mbahet në Montpellier të Francës, por është në garë për medaljen e brontë.

Pas dy fitoreve radhazi, xhudistja jonë ishte e pafat duke u mposhtur në gjysmëfinale të kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në këtë ndeshje, Fazliu u mposht me ‘ippon’ nga xhudistja sllovene, Andreja Leski.

Megjithatë, Laura është në garë për medaljen e bronztë, ashtu sikurse Akil Gjakova.

Atë do ta kërkoj me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me portugezen Barbara Timo.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, xhudistet nga Kosova fituan dy medalje.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version