Laura Fazliu nuk ka arritur të fitoj medalje në Grand Slamin e Tibilisit.
Xhudistja kosovare pasi fitoi dy lufta arriti në çerekfinale, por që aty u ndal.
Fazliu është mposhtur në çerekfinale nga kinezja Junxia Yang, në kohën shtesë.
Ndërkohë xhudistja jonë pati një tjetër luftë në repesazh ku u mposht ngra britanikja Lucy Renshall, në kategorinë deri 63 kilogramë.
Në konkurrencën e meshkujve Akil Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Tbilisi.
Në kategorinë deri 73 kg, Gjakova në çerekfinale e mposhti armenin Ferdinand Karapetian. /Telegrafi/