Telegrafi

Laura Fazliu garon për medaljen e bronztë evropiane

Laura Fazliu do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë të kampionatit evropian të xhudos për juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Xhudistja jonë u mposhtë në gjysmëfinale nga gjermania, Annabelle Winzig duke humbur mundësinë për të garuar për medaljen e artë.

Megjithatë, Laura do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë të kampionatit evropiane të xhudos për junior.

Lexo po ashtu Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane

Laura në këtë ndeshje për të bronztën do takohet me xhudisten çeke Renata Zachova, kategoria deri në 63 kilogramë.

Luftërat për medalje fillojnë të zhvillohen prej orës 16:00.

Ndryshe, dje (e enjte) ishte Flaka Loxha, e cila fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/