Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos për juniorë.
Ajo mposhti në luftën për të bronztën, çeken Renata Zachova, për t’u pajisur me medalje në kategorinë deri 63 kilogramë.
Kujtojmë se sot u eliminua në kategorinë 57 kilogramë xhudistja Flaka Loxha, e cila në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin.
Por, humbi meçin e dytë me Wazaari nga koreanja Mimi Huh.
Të shtunën në këtë Botëror garon edhe Shpati Zekaj.