Laura Fazliu ka arritur të fitoj medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja nga Kosova arriti deri në finale, por ishte e pafat pasi e humbi këtë finale nga xhudistja britanike Gemma Howell.
Gjithsesi Laura në këtë evropian arriti të fitoj medaljen e argjendtë edhe pse nuk ishte ndër konkurrentet favorite për të fituar medalje.
21-vjeçarja me këtë medalje ka arritur suksesin më të madh deri më tani në karrierën e saj.
Deri në finale, Laura shkoi pasi mposhti izraeliten Kerem Primo, britanikek Lucy Renshall, çeken Renata Zachova dhe spanjollen Cristian Cavana Perez. /Telegrafi/