Laura Fazliu i ka fituar Kosovës medaljen e tretë të argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë.
Në finale, xhudistja jonë u mposht nga britanikja Lucy Renshall në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu fillimisht e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.
Në çerekfinale, 22-vjeçarja eliminoi edhe kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.
Laura e mposhti pa problem në gjysmëfinale xhudisten nga Australia, Katharina Haecker, duke triumfuar për 25 sekonda me Ippon.
Në finale, xhudistja Fazliu u mposht nga Lucy Renshall në Golden Sccore, duke i sjell Kosovës medaljen e tretë të argjendtë, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. /Telegrafi/