Telegrafi

Laura Fazliu fiton dhe kalon në çerekfinale

Laura Fazliu ka fituar garën ndaj spanjolles Isabel Puche, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistrja kosovare ishte më e mirë se rivalja e saj spanjolle në raundin e tretë.

Kjo fitore Fazliun e ka dërguar në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Tibilisi të Turqisë.

Në raundin e parë, xhudistja kosovare kishte fituar garën ndaj austriakes, Madgalena Krssakova.

Tani Fazliu synon që të fitojë medalje në këtë Grand Slam, të cilin ditën e djeshme Nora Gjakova e kishte fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/