Telegrafi

Laura Fazliu eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Laura Fazliu është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudistja nga Kosova është eliminuar në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu u eliminua nga portugezja Timo Barbara, pasi edhe ishte e lënduar dhe nv këtë takim dhe thuajse nuk luftoi fare.

Kujtojmë që në raundin e parv Laura Fazliu fitoi me Ippon ndaj brazilianes Kaillany Cardoso.

Ndërkohë vlen të theksohet se të premten Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dhabi. /Telegrafi/