Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka arritur tri fitore radhazi për të arritur në gjysmëfinale në Grand Slamin që po mbahet në Jerusalem.
Dita e mërkurë ka nisur mbarë për xhudisten Laura Fazliu, e cila ka shënuar tri fitore radhazi në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu në raundin e parë arriti ta mposht me ëaza-ari në kohën shtesë francezen Manon Dekter.
Në rundin e dytë, xhudistja e Kosovës u përball me nën-kampionen e botës për vitin 2021, sllovenen Andreja Leski, të cilën e mposhti me “Ippon”, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Edhe në çerekfinale, Fazliu ishte e papërmbajtshme duke fituar përsëri me ‘ippon’, kësaj radhe ndaj polakes Angelika Szymanska.
Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të ndeshet me izraeliten, Gili Sharir.
Ndryshe, dje (e martë), Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta. /Telegrafi/