Telegrafi

Lauka konfirmon: Me Kosovën nuk ka tarifa doganore

Ministri Besim Beqaj tha se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është duke u rritur me përmirësimin të infrastrukturës rrugore.
Lidhur me atë se disa biznese të Kosovës po ankohen për çmimet e referencës ku potencohet se Shqipëria po i jep përparësi më shumë Serbisë se sa Kosovës, ministri Beqaj tha se ato mund të jenë dezinformata, edhe pse këtë e kanë konfirmuar edhe zhytarët më të lartë të Qeverisë së Shqipërisë.

“Kosova dhe Shqipëria e kanë rrugën plotësisht të hapur dhe kanë marrëveshje shumë më shumë se sa me të gjitha shtetet tjera të bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave”, tha Beqaj

Kurse ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka e ka vlerësuar tepër të rëndësishëm bashkëpunimin ekonomik në mes të dyja vendeve shqiptare. Ai tha se Shqipëria nuk po bën diskriminim ndaj Kosovës për shkak të nënshkrimit të protokollit të shtetit të Shqipërisë me Serbinë, pasi nënshkrimi është bërë në kuadër të CEFTA-s. “Është nënshkruar ky protokoll, pasi me Serbinë kemi pasur tarifa doganore dhe kjo ka qenë arsyeja që duhet të bënim një protokoll në kuadër të CEFTA-s. Me Kosovën nuk ka nevojë, sepse nuk ka tarifa doganore”, tha ambasadori Lauka. /Telegrafi/