Telegrafi

Laudrup trajneri i ri i Mallorcas

“Jam shumë i lumtur që jam në Mallorca dhe po ashtu rikthehem në La Liga, që është një ligë në të cilën praktikohet futbolli më i mirë. Jam i ngazëllyer që do të jem në ishull”.

“Nuk më takon mua të them për qëllimet e ekipit. Kjo u takon lojtarëve t’i caktojnë ato dhe të binden se mund t’i arrijmë”, ka thënë Laudrup.

Nga Laudrup pritet të sjellë një lojë atraktive te Mallorca, pasi danezi pati një sezon impresiv në Getafe në 2007/2008, kur dërgoi klubin në çerekfinale të UEFA Kupës dhe në finale të Kupës së Mbretit, duke luajtur një futboll ngazëllyer dhe sulmues. /Telegrafi/