Site icon Telegrafi

Latifi: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe do ta forconte shtetin

Profesori Shpëtim Latifi deklaroi se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin do ta forconte shtetin e Maqedonisë. Sipas tij gjuhë zyrtare ka edhe të pakicave në vendet tjerar evropiane dhe kjo nuk paraqet problem për ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin do ta forconte shtetin e Maqedonisë. Mund të thirremi në demokraci të zhvilluara, tek fqinjët tanë, në Evropë, madje edhe në kontinentet ku shteteve u kërcënohen luftra nga pakicat, do të shohim se gjuhën e tyre e kanë të zyrtarizuar dhe kjo nuk paraqet problem për ata”, tha mes tjerash Latifi.

Ai këto deklarata i bëri në një intervistë për TV Nova, ku mes tjerash foli edhe për gjendjen aktuale të politikës dhe formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/

Exit mobile version