Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK, pasi reshjet e shiut depërtuan në bodrumin e saj dhe dëmtuan aparaturën e Radioterapisë.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se Latifi gjatë kësaj vizite pa persë afërmi situatën e krijuar nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në aparaturat kësaj klinike.
“Për situatën e krijuar, ministri Latifi, u njoftua nga Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë, ku nga këta të fundit u kërkua vlerësim i detajuar për dëmet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin për media.
Latifi tutje theksoi deri sa po presin vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Onkologjisë, në ndërkohë janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve onkologjike për pacientët e Kosovës.
“Po ashtu, ministri Latifi, tha se është e mundur që bisedime të tilla të kemi edhe me shtetet tjera të rajonit”, thuhet tutje në njoftim.
Numri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe njëherit në trajtim është 233.
“Ministri Latifi, me këtë rast, falënderoj stafin që kanë qenë prezent në kohën kur ka ndodhur dëmet, të cilët kanë intervenuar në kohë reale!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/