Telegrafi

Latifi te skuadra e madhe evropiane

Finalja e Kupës së Shqipërisë ka qenë edhe ndeshja e fundit për Liridon Latifin me fanellën e Skënderbeut.

Talenti nga Kosova do të largohet nga skuadrë korçare në këtë merkato, teksa e pret një e ardhme e madhe në një klub diku në Europë për të vazhduar karrierën e tij.

Latifi luajti i dëmtuar në finalen e djeshme të humbur kundër Tiranës duke sakrifikuar në këtë ndeshje të fundit, por pa mundur dot ta mbyllë më një trofe aventurën e tij te Skënderbeu.

Tashmë ai është përshëndetur me të gjithë në Korçë dhe largimi i tij është i pashmangshëm nga bardhekuqtë, teksa sipas të gjitha gjasave ai do të transferohet në Belgjikë te skuadra e Gent e cila është e gatshme të paguajë vlerën e kartonit të tij te Skënderbeu, që do të përfitojë shumë nga kjo shitje.