Site icon Telegrafi

Latifi: Do të ndjehesha i befasuar nëse nuk do isha ftuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka dhënë detaje për ftesën që ka pranuar nga Gjykata Speciale.

Latifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ftesën fizike nga Specialja e ka pranuar të martën në mjediset e Komunës së Rahovecit.

Ai ka thënë se është I ftuar në cilësinë e një qytetari që do të jep një dëshmi për luftën e zhvilluar në Kosovë.

I pari i Rahovecit thotë se nuk e ka idenë pse është i ftuar nga Gjykata Speciale.

Latifi thotë se për të nuk ka qenë e befasishme ftesa e Speciales por e befasishme ka qenë formimi i Gjykatës Speciale për të cilën nuk është pajtuar.

“Do të ishte e befasishme nëse nuk do të isha ftuar në Gjykatën Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se është shqetësuese se po tentohet të barazohet lufta e UÇK-së me luftën e kriminelëve serb.

Kryetari i Rahovecit ka thënë se në këtë komunë deri më tani janë bërë tetë ftesa nga Gjykata Speciale.

Latifi ka thënë se kur i është paraqitur ftesa i është thënë se ai duhet të paraqitet me 30 tetor, por ai thotë se më pas është thirr në telefon dhe i është thënë se intervistomi duhet të shtyhet pasi “Gjykata ka restriksione nga Holanda”./Telegrafi/

Exit mobile version