Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u prit sot në Ministrinë e Shëndetit dhe Kujdesit të Mbretërisë së Norvegjisë nga homologia e tij, Ingvild Kjerkol.
Në një njoftim për media, thuhet se ministri Latifi fillimisht falënderoj Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez për Kosovën, dhe në veçanti për përkrahjen e ofruar për përballimin e pandemisë COVID-19.
Më tej, ministri shpalosi para homologes së tij norvegjeze planin strategjik të transformimit të shëndetësisë kosovare, me theks të veçantë krijimin e qendrave të ekselencës, digjitalizimin e sistemit shëndetësor, sistemin e edukimit dhe trajnimit të personelit shëndetësor.
Sipas një njofitmi të ministrisë, Kjerkol, nga ana e saj, pasi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, shfaqi interes në veçanti për projektin e sistemit dhe qendrës së emergjencës e traumës, Kujdesin Primar Shëndetësor si dhe edukimin e vazhduar professional të personelit shëndetësor.
Latifi e ftoi Ministren Kjerkol që të vizitojë Republikën e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/