Telegrafi

Blerim Latifi: Kryetari i Rahovecit me veturë zyrtare ka shpërndarë certifikata për veteranë

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, pasi sipas tij ka shpërndarë certifikata për veteran të rremë.

Latifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke debatuar me kandidatin e AAK-së për deputetë, Burim Ramadani ka thënë se AAK vazhdon të abuzojë me certifikata të veteranëve.

“Smajl Latifi në zgjedhjet e kaluara me kerr zyrtar ka shpërndarë certifikata nëpër fshatra të Rahovecit. Janë dëshmitarët për këtë gjë”.

Kandidati për deputet nga PDK-ja ka thënë se ende në zyrën e kryeministrit shpërndahen certifikata të veteranëve.

‘Ende në zyrën e kryeministrit shtypen certifikata për llogari elektorale”, tha më tej Latifi./Telegrafi/