Telegrafi

Latifi rikthehet në ring në këtë datë

Luftëtari shqiptar Ilir Latifi, më 3 shtator do të futet prapë në kafaz. Në kafazin Oktagon do të hyjë për të bërë edhe një hap drejt titullit në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA) – UFC.

Latifi, që jeton në Suedi, do të luftojë me amerikanin Ryan Bader. Ishte Latifi që bëri të ditur që lufta e tij e radhës do të jetë ndaj Ryan Baderit në “UFC Fight Night” që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Në fakt, Latifi që në muajin mars i kishte kërkuar përballje Baderit. Sfidën e tij e pranoi luftëtari amerikan, shkruan Koha Ditore.

“I tërë respekti për ty, je një luftëtar i madh. Le të luftojmë. T’ua japim fansave atë që duan të shohin”, i ishte drejtuar Latifi, Baderit në “Twitter”. Bader ishte pajtuar dhe kishte mbetur që të caktohet data.

Lufta mes tyre është e para e konfirmuar për mbrëmjen e 3 shtatorit që do të mbahet në Hamburg