Telegrafi

Latifi: Nuk jam më këshilltar i Veselit, e as pjesë e asnjë forumi në PDK

Blerim Latifi, ka bërë të ditur së nuk është më këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se nuk është pjesë e asnjë forumi në PDK, as anëtar kryesie, as anëtar i Këshillit Drejtues, as anëtar i ndonjë dege apo nëndege.

Në shkrimin e bërë në Facebook, ai ka thënë se qëndrimet e tij publikë nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së, transmeton Telegrafi.

“Cilësimi i qëndrimeve të mia si qëndrime të PDK-së është krejtësisht i pasaktë. Është dezinformim. Personalisht vazhdoj të kem konsideratë të lartë për kryetarin e PDK-së dhe këshillat e mia për të mbesin vetëm në nivelin e raportit miqësor dhe joformal. Unë ndihem mirë dhe krenar me bashkëpunimin pesë vjeçar me të. Kjo është e tëra”, ka shkruar ai./Telegrafi/