Site icon Telegrafi

Latifi ngushëllon familjen e 17-vjeçarit që vdiq pas aksidentit me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Rahovec, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motoçikletën e tij.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, transmeton Telegrafi.

Në një postim të bërë në Facebook, ai ka ngushëlluar familjen e 17-vjeçarit.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”! Adonisi pushoftë në paqe”, thotë ai.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Rahovec, humb jetën një person

Ndryshe, policia ka konfirmuar aksidentin, duke njoftuar se kishte ndodhur pak pas orës 22:00.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.   /Telegrafi/

Exit mobile version