Ilir Latifi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, e cila gjë e bën t’i afrohet edhe më tepër titullit të kampionit.
Luftëtati shqiptar mbrëmë në Edmonton të Kanadasë arriti t’i shkaktojë humbjen e parë në karrierë australianit, Tyson Pedro.
Latifi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët në secilin raund ia dhanë fitoren me rezultat 29-28, 29-28, 30-27.
Latifi tani është një nga konkurrentët për ta fituar titullin në peshat e rënda në UFC.
“Dua të falënderoj të gjithë familjen, shokët, dhe fansat për përkrahjen. Një hap më afër synimit. UF215”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FRfPam1cDcg