Telegrafi

Latifi mes Zvicrës dhe Belgjikës

Debutimi në Kombëtaren A kundër Italisë

Liridon Latifi shihet si barometri i bilancit të Skënderbeut, që me shitjen e tij do mund të mbulojë humbjet financiare të sezonit të shkuar.

Paratë e ardhura nga pjesëmarrja në Europë, të drejtat televizive dhe biletat nuk mjaftojnë për çuar bilancin drejt zeros, por me shitjen e mesfushorit gjithçka do të jetë në rrugën e duhur në këtë aspekt, pasi sportivisht dihet se korçarët do të humbin goxha.

Grasshopers dhe Genk vijojnë ta ndjekin mesfushorin, ndërkohë që tanimë janë shtuar edhe dy skuadra të tjera shkruan “Sport Ekspres” dhe bëhet fjalë për zviceranët e Sionit dhe belgët e Ostende, klube që lakohen për herë të parë.

Tashmë Skënderbeu pritet të vlerësojë ofertat, pasi korçarët kanë pretendimet e tyre për shitjen e “xhevahirit” të tyre.