Në disiplinën “Mixed Martial Arts” që bën pjesë në kategorinë e njohur ndërkombëtarisht si UFC, Latifi numëron 9 fitore nga 13 përballje që ka zhvilluar në total.
31-vjeçari përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare por nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij shqiptare.
Pas suksesit ai është shprehur i lumtur, duke theksuar se fitorja në kaq pak minuta është përherë pozitive për një luftëtar të këtij sporti.
Latifi lindi 31 vite më parë në qytetin e Malmos nga një familje e Kosovës dhe prej shumë vitesh ai garon si profesionist në këtë sport. /KP/Telegrafi/