Site icon Telegrafi

Latifi: E dinim se do të fitojmë

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave të tri vendvotimeve dhe numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë  në QNR është konfirmuar fitorja e Smajl Latifit të AAK-së në garën për kryetar të Rahovecit.

Latifi, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nuk i është frikësuar rinumërimit dhe se ishte i bindur në vullnetin e qytetarëve të Rahovecit për ndryshim.

Postimi i plotë i Latifit:

“Ne nuk iu frikësuam rinumërimit – ishim të bindur se vullneti i qytetarëve të Rahovecit është ky që është, ata treguan më 22 tetor, 19 nëntor e edhe sot më 26 nëntor, se duan ndryshim.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që votuan me kusht dhe mërgimtarët të cilët vetëm sa e thelluan fitoren tonë! Le t’i rikthehemi bashkë punës, pas çertifikimit të rezultatit!”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/

Exit mobile version