Site icon Telegrafi

Latifi e Benedejçiq diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë – Slloveni në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi gjatë një takimi sot me ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë Minca Benedejçiq kanë biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë trajnimin dhe programet e shkëmbimit të profesionistëve shëndetësorë.

Latifi theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës dhe mbështetjen që shteti slloven mund të jep përmes ekspertizës për avancimin e kuadrove tona mjekësore.

Nga ana e saj ambasadorja Benedejçiq theksoi se do të ndihmojnë në zgjerimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë dhe posaçërisht në ofrimin e trajnimeve të ndryshme për stafin mjekësor të Kosovës.

Exit mobile version