Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se dy rastet e reja me COVID-19 në këtë qytet janë hemodializë.
Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nga 16 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 (15 pacientë në hemodializë) nga komuna e Rahovecit, dy prej tyre kanë rezoltuar pozitiv”.
Postimi i plotë i Latifit:
“Të nderuar qytetarë,
Nga 16 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 (15 pacientë në hemodializë) nga komuna e Rahovecit, dy prej tyre kanë rezoltuar POZITIV.
Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit.
Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar.
Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19.
Për fund, gjendjen e kemi nën kontroll dhe po shkojmë drejt fundit të përballjes me Pandeminë COVID-19.
#RRINËSHTËPI”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/