Site icon Telegrafi

Latifi dhe ambasadori gjerman dakordohen për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, ministri Latifi ka falënderuar shtetin e Gjermanisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

Latifi dhe Rohde janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Exit mobile version