Ilir Latifi menjëherë pas fitores ndaj Tyson Pedros në UFC 215 është shprehur i gatshëm të ndeshjet me emrat e mëdhenj të këtij sporti.
Shqiptari bëri një rikthim të madh në tetëkëndësh duke ia shkaktuar humbjen e parë profesionale australianit.
Big slam by @LatifiMMA but @Tyson_Pedro_ takes it and throws up a triangle! #UFC215 pic.twitter.com/nT74dMngAV
— UFC (@ufc) September 10, 2017
Lufta e tij e fundit para kësaj ishte ajo ndaj Ryan Bader, ku fatkeqësisht humbi. Ai shpjegoi arsyen e mungesës kaq të gjatë dhe se tani dëshiron të luftojë me emrat e mëdhenj.
“Ju e keni parë atë dhe vet, është një luftëtar i madh me shumë talent. Mendoj se do të ketë një karrierë të mirë”.
“Ai u pa si një i ri me shumë prospektivë dhe i pamposhtur. Dëshironin të provonin kundër meje dhe pranova, le ta bëjmë thash”.
“Pjesa më e vështirë për mua ishte mungesa në tetëkëndësh për më shumë se një vit. E ndjeva paksa, kjo ndodhi pasi u përballa me lëndime dhe disa gjëra tjera. Ishte mirë që u riktheva”.
“Tani do të shohim, dua të përballëm me pesë të parët. Jam gati të ngjitem, isha larg, por tani jam rikthyer”, ka thënë Latifi, duke i treguar të gjithëve se dëshiron titullin e më të mirit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FRfPam1cDcg