Ashtu siç e do tradita dhe rregulli në UFC, një ditë para duelit bëhen edhe matjet zyrtare të sportistëve.
Në kuadër ngjarjes së UFC 232 do të ndeshet edhe Ilir Latifi, shqiptari do të përballet me Corey Anderson.
Edhe pse shqiptari më i vogël me trup (1.75 metra), peshoi (93.2 kilogramë) pak më shumës se amerikani shtatlartë (1.91 metra), pesha zyrtare e të cilit ishte, 92.7 kilogramë.
Përkundër faktit se 35-vjeçari nga Vushtrria në garën më të madhe të artëve të përziera marciale paraqitet si sportistë i Suedisë, ai asnjëherë nuk harron prejardhjen e tij. Gjatë matjes zyrtare ai bëri shqiponjën me duar, që është simbol i shqiptarëve kudo në botë.
Por, ajo që ra në sy është edhe respekti i madh për kundërshtarin e tij, ku e dimë se në UFC nuk mungojnë edhe momentet tensionuese para duelit.
Iliri menjëherë pas matjes ia zgjati dorën Andersonit, por edhe në fund pasi dyshja bënë fotografinë zyrtare përballë njëri-tjetrit.
Ndeshja do të jetë në kuadër të kategorisë së lehtë në pesha të rënda, ndërsa fituesit do t’i hapet rruga të luftojë për titull e divizionit në të ardhmen.
Në vendin tonë ndeshja do të zhvillohet më 30 dhjetor , ndërsa pritet të fillojë nga ora 04:30. /Telegrafi/