Telegrafi

Latifi i AAK-së prin në Rahovec, në balotazh me Vehapin e PDK-së

Kryetari i ri i Rahovecit do të zgjidhet në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka mundur t’i marrë 50 plus një për qind të votave.

Gazeta Metro mëson nga shtabet zgjedhore në këtë komunë se kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, ka dalë më i votuar me katër për qind më shumë vota sesa kandidati i renditur pas tij, Idriz Vehapi i PDK-së.