Një 63 vjeçare nga Rahoveci që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga data 03.05.2020 ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi thotë për RTV Dukagjinin se tashmë e ndjera ka marrë shërbime të rregullta në Repartin e Hemodializës në Prizren.
“E njëjta është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë për shkak të komplikimeve të tjera shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Latifi thotë se janë kryer edhe testimet e kontakteve të së ndjerës ku janë regjistruar edhe dy raste pozitive.
“Ata janë në gjendje të mirë dhe shpresojmë se pas ritestimit do të dalin negative pasi periudha e karantinimit të tyre gati po përfundon”.
Nga 24 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Rahovecit, tashmë kemi dy viktima./Telegrafi/