Telegrafi

Latif Gashi njofton shokët: Javën tjetër shkoj në hapsane

Ish-deputeti i LDK-së, Latif Gashi, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të shkoj në burg.

“Një takim miqësor me kryesinë e PDK-së në Podujevë, me që rast i falënderova për përkrahje dhe bashkëpunim. Njëkohësisht i njoftova se nga fillimi i javës tjetër do të shkoj në hapsane për ta vazhduar mbajtjen e dënimit (të padrejtë) të mbetur…! Për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut kurrë nuk është bollë të sakrifikohesh…! Me respekt LG”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/