Telegrafi

“Late night shopping” në City Mall në Shkup (Foto)

Qendra tregtare “Skopje City Mall” e vazhdon edhe këtë vit traditën, duke organizuar të ashtuquajturën “Late night Shopping” që do ndodh këtë fundjavë prej datës 5 deri 7 korrik. Në këtë ngjarje treditore të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë blerje të pazakontë deri në mesnatë, me zbritje jashtëzakonisht të madhe me më shumë se 120 dyqane.

Këtë vit “Skopje City Mall” sëbashku me “Grouper” do të bashkojnë blerjen online dhe offline në një vend! Dyqanet ju presin me një ofertë të madhe, ndërsa “Grouper” është këtu për të siguruar marrëveshje të mëdha për shumicën e dyqaneve!

Përveç blerjes me zbritje të madhe, vizitorët do të mund të relaksohen me programin sportiv të grave të organizuar nga NIKE në hapësirën përpara City Mall.

Këto janë disa nga aktivitetet dhe surprizat të cilat do të rrisin disponimin e të gjithë atyre që duan të rindërtojnë veshjet e tyre me gjëra unike të modës me çmime të reduktuara.

“Ashtu si çdo vit, panairi ynë i preferuar për blerjet e vizitorëve tanë është këtu! Ndërsa ne e dimë se çdokush nga ju ndonjëherë nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për gjithçka të shikojë dhe provojë, dhe më shumë kur ka zbritje të mëdha të markave të preferuara? Pikërisht për këtë është “Late night shopping”, fundjavë me të qeshura, kënaqësi, muzikë dhe gjendje të hareshme verore, ndërsa ju do të mund të bleni gjithçka deri në mesnatë! Kjo është ngjarja më e madhe në Skopje City Mall në periudhën e verës, ngjarje ku blerja është në dimension tjetër dhe kënaqësia është e garantuar”, thonë organizatorët. /Telegrafi/