Vrasja e trefishtë që ndodhi në Dibër, në të cilën humbën jetën tre anëtarë të familjes Posteca (nëna, babai dhe vajza), ka shqetësuar opinionin në Dibër dhe më gjerë.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në një deklaratë për AIM tha se ngjarje e këtillë nuk ka ndodhur në shekullin e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Së pari shpreh ngushëllime të thella për të afërmit e të vrarëve. Me të vërtetë është keq, pasi nuk ka asnjë arsyetim. Në tragjedi e tillë nuk ka ndodhur në vendin tonë, nuk ka ndodhur në shekullin e fundit”, tha Lata.
Përndryshe, sipas zëdhënësit të policisë, Stefan Dimovski, vrasja ka ndodhur në shtëpinë familjare të të vrarëve.
“Ngjarja tregjike ka ndodhur rreth orës 03:00 të 26 gushtit. Vrasësi i trfishtë me pistoletë, së pari në dhomën e fjetjes ka vrarë bashkëshortët A.P (54) dhe gruan e tij N.P (54), ndrësa më pas edhe vajzën e tyre 14-vjeçare. Pas urdhërit të Prokurorit Publik në Gostivar, nën kompetencat e të cilës është vepra, trupat e të vrarëve janë dorëzuar për autopsi”, tha Dimovski.
Ai shtoi se gjatë hetimeve duhet të konfirmohen edhe motivet e vrasjeve.
Sipas informacioneve të qytetarëve të Dibrës, vrasësi mund të jetë i afërmi i të vrarëve (burri i motrës së A.P), për arsye banale, pasi janë fjalosur për të gjetur rrugë mes shtëpive të tyre.
Kryefamiljari i ndjerë, ka edhe dy fëmijë të rritur, të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali, ndërsa në Dibër kishin ardhur për pushime verore. Dy fëmijët e rritur para disa ditësh ishin kthyer në Itali, ndërsa të ndjerit kanë mbetur në Dibër edhe për disa ditë për një dasëm tek të afërmit e tyre, të cilët jozyrtarisht mësohet se e kanë njoftuar policinë për vrasjen./Telegrafi/