Telegrafi

Laszlo Trocsanyi nominohet për Komisioner të ri për Zgjerim i Komisionit Evropian

Presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen ka prezantuar ekipin e saj dhe strukturën e re të Komisionit Evropian.

Sipas një njoftimi, përcjell Telegrafi, Komisioni i ri do të pasqyrojë përparësitë dhe ambiciet e përcaktuara në Udhëzimet Politike.

“Në zemër të punës sonë është nevoja për të adresuar ndryshimet në klimë, teknologji dhe demografi që po transformojnë shoqëritë tona dhe mënyrën e jetës. Fuqitë ekzistuese po kalojnë vetëm shtigje të reja. Fuqitë e reja po shfaqen dhe po konsolidohen. Kjo ka lënë një ndjenjë shqetësimi dhe ankthi në shumë komunitete në të gjithë Evropën. BE duhet të udhëheqë kalimin në një planet të shëndetshëm dhe në një botë të re dixhitale”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa nisemi në këtë udhëtim, duhet të shfrytëzojmë sa më shumë të gjitha pikat tona të forta, talentin dhe potencialin. Ne duhet të përqendrohemi në barazi dhe të krijojmë shanse për të gjithë, qoftë për gra apo burra, qoftë nga Lindja, Perëndimi, Jugu apo Veriu, qoftë të rinj apo të moshuar. Ne duhet të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të mbështesim shtetin e ligjit. Në 5 vitet e ardhshme, të gjitha institucionet evropiane duhet të punojnë së bashku për të larguar frikën dhe për të krijuar mundësi”.

Në këtë drejtim është bërë e ditur se László Trócsányi, ish-ministri i Drejtësisë së Hungarisë, ai që mund të udhëheqë portofolin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim.

Sipas mediave, të gjithë kandidatët për Komisionerë do të duhet të kalojnë një proces dëgjimi përpara komisioneve përkatëse të Parlamentit Evropian, dhe PE do të votojë Komisionin në tërësi para 1 nëntorit, kur fillon zyrtarisht mandati i tij.

Deri tani, postin e Komisionerit për Zgjerimin e ka mbajtur Johannes Hahn. /Telegrafi/