Site icon Telegrafi

Lasko&Sola dhe Modus Events sjellin Daft Punk në një natë spektakolare të Beerfest

Beerfest Kosova pritet të jetë madhështor në edicionin e tetë, duke marrë parasysh skenografitë që do të jenë në parkingun prapa Pallatit të Rinisë së Sporteve në Prishtinë.

Pos anës vizuele, Modus Events në bashkëpunim me Lasko Group & Sola janë përkujdesur që të sjellin Daft Punk në kryeqytetin kosovar.

Dy DJ anonimë francezë të cilët janë dublantat zyrtarë për ‘tribute show’ nga Daft Punk. (R… pionier i muzikës elektronike) dhe (C… për pjesën live, i cili ka pasur nderin të përformojë me offical Daft Punk, do të ekzekutojë live hitet dhe albumet më të njohura të bendit.

Frymë dhe atmosferë festive, me muzikë, ushqim dhe pije do të mbizotërojë në pesë ditët e festivalit.

Por, fansave si kurrë më parë i është ofruar edhe një mundësi e mirë që të jenë më afër artistëve francezë.

Në fakt, të gjithë të interesuarve mund t’i takojnë dhe të fotografohen drejtpërdrejt me DJ-të në shtandin VIP të Laskos & Sola.

Theksojmë se pjesëmarrësit do të jenë dëshmitar të një skene gjigante e kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, e mbushur me efekte speciale vizuale, të vet stilit unik të cilin e kanë Daft Punk.

Ndryshe, Beerfest do të mbahet nga 25 deri më 29 korrik në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version