Telegrafi

“Lasko Baba k’tu” bllokon BeerFest-in, mbi 13 mijë vizitorë në dy netët e para

Këto ditë në Prishtinë po mbahet BeerFest Kosova.

Me një linë-up të pasur artistësh, eventi i birrës dhe muzikës mblodhi mijëra të interesuar për të shijuar disa netë fantastike.

Sponzori gjeneral i këtij eventi, birra “Lasko” mbetet shtandi i preferuar i shumë prej pjesëmarrësve të festivalit.

Vetëm në dy ditët e para, BeerFest mblodhi mbi 13 mijë vizitorë nga anë e mbanë Kosovë.

Emra t1% njohur si Dafina Zeqiri, Yll Limani e Dren Abazi kanë performuar deri më tani.

Gjersa në dy ditët në vazhdim pritet të performojnë: MC Kresha, Lyrical Son, Nita Latifi, Ledri Vula, Alban Skenderaj e shumë të tjerë. /Telegrafi/