Site icon Telegrafi

Las Vegasi shënon ditën e tij më të nxehtë, të regjistruar ndonjëherë

Las Vegasi ka parë zyrtarisht ditën e tij më të nxehtë ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi se Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid shënoi rreth 48.8 gradë Celsius rreth orës 16:00 të dielën.

Siç bëhet e ditur më tej, ky vjen pas një rekordi të mëparshëm prej rreth 47.2 gradë Celsius pesë herë më parë, sipas NWS: 2021, 2017, 2013, 2005 dhe 1942.

Rekordi i të gjitha kohërave vjen mes një vale të të nxehtit, shpesh duke “luftuar” rekordet ditore të parashikuara të paktën deri më 13 korrik.

Lajmi vjen në kohën kur u raportua se më shumë se 130 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë nën kërcënim nga një valë e gjatë e të nxehtit që tashmë ka thyer rekorde me temperatura të larta të rrezikshme.

Dhjetëra rekorde të tjera në të gjithë SHBA-në mund të shihen gjithashtu, duke bërë që miliona të kërkojnë lehtësim nga nxehtësia në qendrat e ftohjes nga Bullhead City, Arizona, në Norfolk, Virxhinia.

Ndërkohë, kushtet e nxehta, të thata dhe me erë në perëndim të SHBA-së i shtynë zyrtarët e zjarrfikësve dhe sinoptikët të lëshojnë paralajmërime për rrezikun e shtuar të zjarreve. /Telegrafi/

Exit mobile version